Rama: Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka përgëzuar Kombëtaren e Shqipërisë për rezultatin kundër Serbisë, duke e quajtur se ka qenë fitore me zemër kuq dhe zi.
“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, ka shkruar ai në facebook.
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Serbinë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në Leskovc.
Serbia dhe Shqipëria u përballen në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë arritën një fitore tejet të madhe në udhëtim tek Serbia, duke arkëtuar pikët maksimale dhe duke bërë hapin gjigant drejt Botërorit 2026. /Kosova.info/
