Rama e lë Kurtin të presë, përgjegjësja e protokollit e shikon orën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka mbërritur bashkë me ministrat e tij në vendtakimin e caktuar ku do të mbajë mbledhjen e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të Kosovës.

Kurti po e pret ende Ramën, ndërsa shefja e protokollit në Kryeministri, Shenaj Shala e shikonte orën.

Në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Marrëdhëniet e ftohta të liderëve nuk i përjashtojnë marrëveshjet e ndryshme që nënshkruhen çdoherë kur organizohen mbledhje të përbashkëta. Të tilla do të ketë edhe sot

Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje.

Go to TOP