Rama: Deponinë e bërllokut e shndërruam në park

Bashkë me banorët e fshatit Drenoc përuruam parkun rreth tre hektarësh në këtë zonë piktoreske të Prishtinës, vetëm 14.1 km nga qendra e qytetit.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në facebook, i pari i kryeqytetit Përparim Rama.

“Ky park përmban shtigje për ecje, zona rekreative për piknik, mobiliarë për pushim, kënd të lodrave për fëmijë, hapësira fitnesi dhe shumë zona të gjelbërta, të mbjella me drunj dekorativ dhe frutorë, të cilët do të krijojnë biodiversitet në këtë pjesë të bukur të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se, po vazhdojmë me transformimin e Kryeqytetit. Deponinë shumëvjeçare të mbeturinave inerte në këtë fshat, e shndërruam në park.

“Ju ftoj të gjithëve ta vizitoni!”, ka shkruar Rama. /Kosova.info/

Go to TOP