Rama: Askush nuk duhet të ndihet i vetëm në fillimin e jetës së tij

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në kuadër të 15 majit – Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Kryeqyteti bashkë me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kanë nënshkruar deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi”, një zotim për të mbështetur të rinjtë në tranzicionin drejt jetës së pavarur.

Rama ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për hapat konkretë që Kryeqyteti ka ndërmarrë për mbështetjen e të rinjve duke përfshirë strehimin, mundësitë për punësim, mentorimin dhe përfshirjen më të madhe në shoqëri.

Sipas tij, një qytet nuk matet vetëm me zhvillimin urban, por edhe me kujdesin ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

“Askush nuk duhet të ndihet i vetëm në fillimin e jetës së tij”, ka theksuar Rama. /Kosova.info/


Go to TOP