Rama: 65 mijë qytetarë të Prishtinës me ngrohje qendrore falë investimeve të reja të Termokos-it

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar punëtorët dhe profesionistët e Termokos-it për punën e tyre të palodhshme që, sipas tij, po e ndryshon kryeqytetin.

Ai ka bërë të ditur se 65,150 qytetarë sot për herë të parë po gëzojnë ngrohje qendrore në banesat dhe shtëpitë e tyre. Përveç kësaj, janë ndërtuar 45 kilometra rrjet i ri i ngrohjes qendrore dhe janë shtuar 325 nënstacione.

“Ky është rezultat i punës suaj dhe dëshmia më e mirë se Prishtina zhvillohet falë jush. Ju jeni zemra e Kryeqytetit!”, ka thënë Rama duke shprehur mirënjohje për drejtorin, menaxhmentin dhe të gjithë kontribuuesit në këtë projekt. /Kosova.info/


Go to TOP