Rakiq: Folëm me Vuçiqin gjithë natën, pasnesër nisim protestën e parë

“Terrori të cilin Prishtina do ta ushtrojë këto javë e muaj, jo që nuk duam, por më nuk mundemi ta durojmë dhe këtë e kemi shprehur qartë edhe në takimin me Presidentin Vuciq”, thotë Rakiq.

Kreu i Listës Serbe thotë se do ta shqyrtojnë pozicionin e serbëve në institucione, pas suspendimit të drejtorit.

“Do të takohemi nesër me të gjithë udhëheqësit e institucioneve për të vendosur se si të vazhdojmë tutje. Me të gjithë që udhëheqin institucione, sidomos ata në Veri”, tha ai.

“E ajo çfarë mund të them është se pasnesër në orën 12:00, do të fillojmë me protestën e parë”, ka thënë Rakiq.

Kreu i LS-së thotë se “ajo do të jetë një qëndresë demokratike, politike dhe jo e dhunshme qytetare”.

Në konferencë i pranishëm ishte edhe drejtori i suspenduar, Nenad Gjuriq, i cili tha se do të largohet tërësisht nga Policia e Kosovës.

“Nga sot nuk do të jem pjesë e Policisë së Kosovës, sepse dua ballë të ndritur dhe fytyrë të pasur”, ka thënë Gjuriq.

Krerët e Listës Serbe kanë mbajtur konferencë bashkë me drejtorin e suspenduar të Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq. Goran Rakiq thotë se këtë adresim po e bëjnë pasi kanë folur “gjithë natën” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Rakiq ka thënë se suspendimi i drejtorit, i cili nuk deshi ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për qortim të qytetarëve serbë me targa ilegale, e ka mbushur kupën.

Go to TOP