Raci: Thaçi është i pari që ka bërë ndryshim të madh në politikë

Opinionisti Gazmir Raci e komentoi ndryshimin që politikanët e vendit tonë e kanë bërë gjatë viteve.

Në studio të emisionit ‘Rubikon në Klan Kosova’, ai u shpreh se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i pari që ka bërë ndryshime në politike dhe kujtoi se ai ka qenë në Umre dhe i veshur me rrobat adekuate.

“Thaçi është më duket i pari që ka bërë një ndryshim të madh në politikë. Deri më 2007 ai ka hequr të zitë e ullirit për të ardhur në pushtet, për shkak të disa parimeve që ai nuk donte t’i ndryshonte dhe mendonte që Kosova një ditë do të bashkohej me Shqipërinë, për çka edhe ka luftuar”, u shpreh Raci.

Opinionisti komentoi edhe rreth kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se këto ditë të fundit është krijuar një debat i tillë që ‘vetëm kryeministri Kurti ka ndryshuar’.

“Kurti po bëhet realist, me faktin se ai e ka thënë edhe vetë që në momentin kur ka vendosur të hyjë në zgjedhje e ka pasur parasysh që e ka një sistem rregullativ ligjor ndryshe nga sistemi që e ka ndërtuar në partinë e vet. Ka bërë mirë që ka ndryshuar për faktin që në 2011-2012 edhe unë vetë e kam kritikuar për qasjen e tij kundër dialogut dhe tani kur ai hyri në dialog, po kritikohet nga një pjesë e shoqërisë sonë se pse ai po shkon në dialog”.

Go to TOP