Rama e Havolli inspektojnë punimet në Rrugën “B”: Zgjidhet problemi i kanalizimit, vijon transformimi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin Sokol Havolli dhe ekipin e komunës, ka vizituar punimet në Rrugën “B” për të parë nga afër ecurinë e transformimit të kësaj rruge të rëndësishme.
Rama falënderoi qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë këtij procesi, duke theksuar se problemi i kanalizimit është tashmë zgjidhur. Ai konfirmoi se punimet do të vazhdojnë me ritëm të shtuar për përfundimin e pjesëve të mbetura.
“Falë angazhimit të përbashkët dhe bashkëpunimit me qytetarët, po ecim drejt përmbylljes së një projekti që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe jetën në këtë zonë,” deklaroi Rama. /Kosova.info/
Prev Post
Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
