R E F E R E N D U M I (i 1 e 2 marsit 1992)

Shkruan: Refik HASANI

Me rastin e 33-vjetorit të mbajtjes së REFERENDUM-it,  të 1 e 2 marsit 1992, popullata me shumicë shqiptare e Komunës së Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit shpalli këtë KRAHINË si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të këtij Rajoni.

Pas artikulimit të vullnetit të manifestuar në organizimin dhe mbajtjen e  REFRENEDUM-it plebishitar të kësaj Krahine, në mbrojtje të vullnetit të shprehur. Referendumi ishte dhe mbeti si një formësim i angazhimit e kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni.

Është treguar  pjekuria e faktorizimit politik i shfaqur si rezistencë e shqiptarëve të treguar përmes organizimit dhe daljes për votim në REFERENDUMI-n PLEBISHITAR.

Ishte dhe mbeti udhërrëfyes për vizionin e të ardhmes politike.

Kjo Krahinë ngriti e afirmoi në nivelin më të lartë, edhe arritjen e nënshkrimit të Marrëveshjes së KONÇUL-it, me prezencë, dhe garantimin e faktorit politik  të BE-së dhe atij ushtarak të NATO-s.

Kjo Krahinë shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën, është Krahina më e diskriminuar në gjithë Evropën-Kur kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.

Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në këto hapësira të Komunës së Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit dhe hapësira tjera etnike shqiptare.

Referendumi i mbajtur më datën e 1 e 2 mars të vitit 1992, dhe kryengritja e armatosur-formimi i UÇPMB-ës, në mbrojtje të pragut dhe identitetit që luftoi  heroikisht duke sakrifikuar dhe arriti në ndërkombëtarizimin e çështjes së kësaj Krahine, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.


Go to TOP