Qyteti Herson bie në duart e trupave ruse
Qyteti jugor i Ukrainës Herson raportohet të ketë rënë në duart e trupave ruse.
Kryetari i bashkisë kërkoi ndihmë nga qeveria kombëtare dhe agjencitë e ndihmës, për të siguruar shpërndarjen e furnizimeve, duke përfshirë ushqimin dhe ilaçet, si dhe evakuimin e të plagosurve.
Një anëtar i këshillit lokal tha për BBC-në se 200 njerëz janë vrarë – shumë prej tyre civilë.
Herson është i populluar nga një çerek milioni njerëz.
Ai shtrihet në veri të Gadishullit të Krimesë, i cili është aneksuar nga Moska në vitin 2014.
