Qytetari në Lipjan me gjest human, dorëzon kuletën e humbur në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjestin human të qytetarit nga Lipjani, i cili pasi ka gjetur një kuletë të humbur me para, e ka dorëzuar në stacionin policor.

“Sot rreth orës 10:30 në stacionin policor të Lipjanit, një qytetar ka dorëzuar një portofol (i gjetur në rrugë), ku kishte dokumente personale dhe një shumë të parave, të cilat i janë kthyer pronarit”, ka njoftuar policia. 

Tutje ky institucion ka falënderuar qytetarët që në vazhdimësi bashkëpunojnë për raste të tilla.


Go to TOP