Qytetarët më të kënaqur me punën e Osmanit se të Kurtit

Qytetarët e Kosovës më së shumti janë të kënaqur me punën e presidentes Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja.

Ajo ka nivelin më të lartë të kënaqshmërisë prej 63.7% që pasohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me 59.5% dhe më pas nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca me 59.2%.

Megjithatë, që të tre kanë përqindje shumë më të larta sesa udhëheqësit e kaluar të këtyre institucioneve.

Në dhjetor të vitit 2020, përiqndja për punën e kryeministrit ishte 23, për presidentin 33.9 dhe për kryekuvendarin 46.7.

“Gjetjet e anketës së opinionit të Pulsit Publik të majit 2021 tregojnë një rritje domethënëse të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës, krahasuar me anketën e mëparshme të realizuar në dhjetor 2020”, thuhet në një komunikatë për media të UNDP-së.

Go to TOP