Qytetarët e Suharekës mund t’i kryejnë pagesat e ujit edhe në ndërtesën e Komunës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Njësisë Operative në Suharekë se pagesat e faturave mund t’i realizojnë edhe në ndërtesën e Komunës së Suharekës.

Sipas këtij njoftimi “të gjitha pagesat për faturat e ujit të pijes mund të bëhen edhe në Qendrën e Shërbimit për Qytetarët – One Stop Shop, në objektin e Kuvendit të Komunës së Suharekës”.

Ngjashëm ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka theksuar se të gjitha pagesat për KRU “Hidroregjionin Jugor” mund të bëhen edhe në Qendrën e Shërbimit për Qytetarët.

“Angazhimi ynë mbetet si gjithmonë në shërbim për qytetarët”, është shprehur Muharremaj.

Go to TOP