Krasniqi mbledh partinë: Qeveria ka braktisur qytetarët

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbajtur takime me anëtarët e Kryesisë së partisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të sesionit vjeshtor parlamentar.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Ndër të tjerash, i pari i PDK-së ka thënë se Qeveria ka braktisur qytetarët dhe ua ka kthyer shpinën problemeve të tyre, duke kritikuar gjithashtu “diskriminimin e skajshëm” që sipas tij po i bëhet komunave.

“Kriza ekonomike që po përcillet me një inflacion rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit për fëmijët tanë, mungesa e investimeve kapitale, diskriminimi i skajshëm që Qeveria po ua bën komunave dhe shumë probleme të tjera – kërkojnë trajtim dhe veprime emergjente. Si parti shtetformuese, lidere e opozitës dhe që udhëheqë me 8 komuna, ndërsa bashkëqeveris në 9 sosh, me prioritet interesin shtetëror e qytetar, PDK do të angazhohet maksimalisht në të gjitha format dhe kapacitetet për të dhënë kontributin e vet, në të gjitha nivelet e vendimmarjes. Qeveria aktuale i ka braktisur qytetarët dhe ua ka kthyer shpinën problemeve të tyre. Duke rrënuar arritjet e deritashme, Qeveria ka imponuar stagnimin në të gjitha fushat, që ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së qytetarëve tanë.”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se PDK-ja do të punojë dhe kërkojë që shteti dhe Qeveria të jenë më afër qytetarëve në periudhën e tyre më sfiduese pas luftës.

Postimi i plotë:

Së bashku me anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, dje dhe sot, kemi mbajtur takime të frytshme për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të Sesionit vjeshtor parlamentar.

Gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Kriza ekonomike që po përcillet me një inflacion rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit për fëmijët tanë, mungesa e investimeve kapitale, diskriminimi i skajshëm që Qeveria po ua bën komunave dhe shumë probleme të tjera – kërkojnë trajtim dhe veprime emergjente.

Si parti shtetformuese, lidere e opozitës dhe që udhëheqë me 8 komuna, ndërsa bashkëqeveris në 9 sosh, me prioritet interesin shtetëror e qytetar, PDK do të angazhohet maksimalisht në të gjitha format dhe kapacitetet për të dhënë kontributin e vet, në të gjitha nivelet e vendimmarjes.

Qeveria aktuale i ka braktisur qytetarët dhe ua ka kthyer shpinën problemeve të tyre. Duke rrënuar arritjet e deritashme, Qeveria ka imponuar stagnimin në të gjitha fushat, që ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Në Kryesi, Kuvend dhe nëpër Komuna – Partia Demokratike e Kosovës do të punojë dhe kërkojë që shteti dhe Qeveria të jenë më afër qytetarëve në periudhën e tyre më sfiduese pas luftës, ndërsa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, kemi hartuar vizionin për qeverisjen e re të vendit, për të ardhmen e qytetarëve tanë, pa dallim.

Tjetër rrugë nuk ka!

Go to TOP