QKRMT do të kërkojë rritje të dënimit për Zoran Vukotiqin në Apel

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për rritjen e dënimit të Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Në një konferencë për media, juristja e kësaj qendre, Fatmiri Haliti, tha se lartësinë e dënimit do të adresojnë në Gjykatën e Apelit.

“Sa i përket lartësisë së dënimit, sigurisht nuk jemi të kënaqur me lartësinë e dënimit. Do t’i paraqesim ankesat tona sa i përket dënimit dhe do të bëjmë ankesë në Gjykatën e Apelit që të rritet dënimi ndaj atij dhunuesi”, tha Haliti.

Kujtojmë se QKRMT e ka cilësuar si ditë historike dhe triumf të drejtësisë dënimin e Vukotiqit.

Go to TOP