Qeveria nënshkruan me hoxhën për ndërtimin e shtëpive në veri, mbi 100 do t’i ndërtojë Halil Kastrati

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” të hoxhës Halil Kastrati për “bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan”.

“Me Halil Kastratin nënshkruajtëm marrëveshjen për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjëve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre”, shkroi Krasniqi.

Siç tha Krasniqi, “mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, si fillim për një jetë e re për këto familje”

Go to TOP