Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kamenicës

Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti.

Një vendim i tillë u mor në mbledhjen elektronike të ekzekutivit, teksa këto mjete janë ndarë për muajin tetor 2024.

Këto dy komuna muajt e fundit kanë pasur probleme për të mbuluar pagat në programet e arsimit fillor dhe të mesëm, si pasojë e rasteve përmbarimore. /Kosova.info/

Go to TOP