Qeveria mbrëmë mbajti mbledhje elektronike, i ndau mjete buxhetore Kamenicës për një vizitë në Belfast

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Ndër to, Qeveria tha se mori vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore të Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës në Belfast të Irlandës së Veriut.

Vendimet e Qeverisë:

– Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

– Ndarë mjeteve buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave

– Aprovuar e Kërkesën e Ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.

Go to TOP