Qeveria e Kosovës emëron komisionin Ad hoc për drejtorin ekzekutiv të AKPPM

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku ka marrë vendim për emërimin e Komisionit Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Ky hap synon të përforcojë menaxhimin dhe efikasitetin e Agjencisë në mbikëqyrjen e produkteve dhe të pajisjeve medicinale në vend.

Emërimi i Komisionit është pjesë e përpjekjeve për të siguruar transparencë dhe profesionalizëm në procesin e rekrutimit të kësaj pozite të rëndësishme drejtuese. /Kosova.info/

Go to TOP