Qeveria blen art reprezentativ në vlerë 300 mijë euro 

Dita e Shën Valentinit i kushtojë shtetit 10 mijë euro.

Fotografi e emëruar kështu nga autorët e kolektivit Haveit, por edhe 80 vepra tjera të artit tani janë bërë pronë e Ministrisë së Kulturës, që i bleu ato për 300 mijë euro. Koleksioni artistik që për momentin gjendet në Galerinë Kombëtare, do të vendosen nëpër institucione publike e pastaj edhe në ambasada jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

Këshilltarja për Kulturë e ministrit Hajrulla Çeku, Rozafa Imami, ka thënë se buxheti nga qeveria është ndarë për tre vite.

“Janë ndarë 1 milion e 50 mijë euro për blerjen e veprave të artit nga qeveria, 300 mijë janë shpenzuar këtë vit”, thotë ajo.

Alketa Sylaj, nga kolektivi Haveit thotë se temën që përzgjodhën ia dedikojnë politikanëve kosovarë ndaj duan që vepra e tyre të mbetët në kuvend, ku pritet të vendoset përkohësisht nga mesi i nëntorit.

Artistëve sivjet u është bërë thirrje për aplikim, por viteve tjera do të ketë edhe blerje direkte.

1,500 euro është çmimi më i ulët që ministria ka blerë një vepër artistike derisa janë shtatë ankesa që po presin të shqyrtohen nga komisioni.

Go to TOP