Qendra e masazheve përdorej për prostuticion, arrestohen disa vajza

Dy vajza të moshës 28 dhe 20 vjeçe janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi kishin kthyer qendrëne masazheve në shfrytëzim prostitucioni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. motra e shtetasit K. H., shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në pranga ka rënë motra e administratorit si dhe vajza që shfrytëzohej për prostitucion.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetaset K. H. dhe D.L, të cilat akuzohen për “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi K. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një qendre masazhesh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazë të Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari, u konstatua se shtetasja K. H. (motra e shtetasit K. H.), shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Go to TOP