Qendra e Kulturës në Mitrovicë në rinovim
Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë është duke u rinovuar.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me këtë komunë po i kryen ndërhyrjet e nevojshme për një prej objekteve që ndër vite ka qenë adresë për kulturën e vendit.
“Duke krijuar mjediset e nevojshme për krijuesit, po inkurajojmë dhe ndihmojmë në zhvillimin e eksperiencave artistike cilësore”, kanë shkruar MKRS në Facebook. /Kosova.info/
