Qalaj kritikon ministrin Sveçla për keqmenaxhim, i bën thirrje ta miratojë projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka kritikuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla për keqmenaxhim dhe moszbatim të programit legjislativ për vitin 2021.

Qalaj ka theksuar se nga 13 projektligje të planifikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme për vitin 2021 vetëm 2 projektligje janë miratuar nga Qeveria, që i bie se vetëm 15% e programit legjislativ është zbatuar.

“Kjo është përqindja më e ulët ndonjëherë për MPB, e cila në të kaluarën shquhej për hartim të legjislacionit dhe politikave. Nga fusha e administratës publike, ministri Svecla ka dështuar që të procedoj 2 projektligje tejet të rëndësishme, projektligji për Pagat dhe për Zyrtarët Publik. Ndërsa në fushën e sigurisë, nuk ka arritur që të miratoj në Qeveri asnjë projektligj, edhe pse shumica e tyre ishin thuajse të finalizuara para se ministri të fillonte mandatin.”, ka thënë ai.

Deputeti Qalaj ka thënë se edhe më shqetësues është fakti që ministri Sveçla nuk e kishte planifikuar fare projektligjin për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor ndërsa në paraqitje publike ka përmendur disa herë që ky ligj do të miratohet.

“I bëj thirrje ministrit Sveçla që të procedoj sa më parë në Qeveri miratimin e projektligjit për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor që të hapet rrugë për rekrutimin e gjeneratave të reja por edhe trajtimin meritor të zyrtarëve policor që pritet të pensionohen para kohës. Si anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ministrit Sveçla për këto dështime por edhe dështime tjera për të cilat do të reagoj në ditët ne vjim.”, ka theksuar ai.

Postimi i plotë:

Go to TOP