Putini përjashton ligjin ushtarak dhe mobilizimin shtesë në Rusi

Nuk ka nevojë për vendosjen e ligjit ushtarak apo mobilizimit shtesë të trupave ruse për momentin, tha të martën presidenti rus, Vladimir Putin, raporton CNN.

“Varet nga qëllimi. Trupat tona ishin në Kiev. A duhet të kthehemi atje apo jo?” – tha Putini në një takim me blogerët ushtarakë rusë dhe korrespondentët e luftës në Kremlin.

“Arsyeja pse po e bëj një pyetje të tillë retorike, është e qartë se nuk ka përgjigje për të. Unë mund t’i përgjigjem vetëm vetë. Por, varësisht se çfarë synimesh i vendosim vetes, duhet të vendosim për çështjen e mobilizimit. Epo, sot nuk ka nevojë për një gjë të tillë”, shtoi ai.

Presidenti rus deklaroi se rreth 156 mijë trupa janë shtuar që nga janari, i cili përfshin ushtarakë me kontratë që u rekrutuan dhe të tjerë që dolën vullnetarë.

Ai tha gjithashtu se teksa puna e zbatimit të ligjit dhe shërbimeve speciale kërkon përmirësim, nuk ka nevojë të vendoset ligji ushtarak në të gjithë Rusinë.

Go to TOP