Putin dhe takimi me përmbajtje të koduar
Gjëja më e keqe dhe më e rrezikshme që mund të jetë për një person që merret me politikë është të kapet me duar dhe dhëmbë pas karriges dhe të mendojë vetëm për të. Atëherë në këtë rast dështimi është i pashmangshëm.” Kështu kishte thënë Vladimir Putin në një intervistë për BBC, ABC News në vitin 2014. Por të njëjtën gjë e kishte bërë vet gjatë takimit me ministrin rus të mbrojtjes i cili një kohë të gjatë ishte zhdukur nga ekranet televizive për shkak siç thuhej një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ky takim për nga përmbajtja ishte mjaft mistik, nisur nga gjestikulacionet e Putinit, veshmbathja e Shojgut e deri te urdhri për ndaljen e sulmeve ka plot misticitet. Janë dy moment interesante të këtij takimi, raporton Kosova.info.
E para ka të bëjë me veshjen e ministrit të jashtëm rus dhe e dyta takimi në një tryeze tjetër nga ajo që presidenti Putin e preferonte të mbante muajt e fundit dhe për çka ngriheshin shumë spekulime. Në këtë takim, ministri rusë ishte me kostum gri dhe jo uniform ushtarake ashtu siç jemi mësuar ta shohim edhe në kohë paqeje. Kur më 2012 ai u bë ministër i mbrojtjes, derisa ecte nëpër korridoret e Shtabit të Përgjithshëm në Moskë kishte parë një oficerë me kostum gri. Sipas një tradite të vjetër, oficerët e ShP mbanin kostume , jo uniforma ushtarake, por kjo praktikë e acaroi atë i cili besonte se oficerët duhet të vishen për betejë dhe jo për zyrë. Ai u përballë me kolonelin dhe i tha të paraqitej në detyrë në regjimentin Siberian. Vetëm lidhjet e mira thuhet se e shpëtuan kolonelin, por gjithë e kuptuan: Uniformat ushtarake në vend të kostumeve.
Në vitin 2017, Shoigu ndryshoi uniformën e tij ushtarake për t’i ngjatur asaj sovjetike të vitit 1945 – e njohur në ushtri si uniforma e fituesit. Dizajni i ri u bë zgjedhja e tij kur rishikoi paradat ushtarake në Sheshin e Kuq. Ndryshe nga sukseset që i apostrofohen për Krime në vitin 2014 dhe Siri më 2015, ministri rus ka pësuar një disfatë në Ukrainë. Vetë veshja me kostume gri, për disa është një sinjal kur nga “operacioni speciale ushtarak” siç preferojnë ta quajnë sulmin tani është gati të kalojë në “operacionin special civil! “Duket se ndonjë sukses ushtarak deri më 9 maj nuk do të arrihet, do të duhet të negociojnë. Por po ashtu urdhri i Putinit mund të jetë edhe një përshëndetje për ‘këmbësorin” e çeçenëve I cili për të tretën ditë radhazi kërcënon të pastrojë plotësisht Mariupolin “deri në drekë”. Putin urdhëroi Shoigu të anulonte sulmin në Azovstal. Zhgënjimi i “partisë së luftës” dhe zëdhënësit të saj Ramzan Kadyrov, i cili premtoi se Azovstal është gati “para drekës ose pas drekës”, do të hyjë nën kontrollin e Federatës Ruse, është ndoshta i madh.
E dyta ishte mbajtja e takimit në mes Putinit dhe Shojgu në një ambient me tavolinë të vogël kur ky I fundit raportonte për zhvillimet e fundit në Ukrainë me theks në Mariupol. Duket sikur Peskov e ka bindur Putinin të kundërshtojë një tryezë të gjatë pasi ndihet tmerrësisht I pakëndshëm në sytë e opinionit të cilët qeshin.
Për shumë komentues në dy muajt që nga fillimi i luftës, ku Putin ka shërbyer si komandant I përgjithshëm, në mënyrë të papritur lëshoi një urdhër të mos sulmohet dhe ‘të shpëtohen jeterat e njerëzve”. Kur Putini thotë diçka publikisht, është pothuajse gjithmonë rezultat i faktit se Administrata Presidenciale mori matje të opinionit publik dhe arriti në përfundimin se tani është e nevojshme të flitet për të fituar pikë politike. Le të kujtojmë se Sirinë “ku katër herë nga atje u bë tërheqja përfundimtare e trupave” nga Putini. Kjo sepse ajo luftë nuk kishte mbështetjen publikut të brendshëm dhe deklaratat e Putinit për “tërheqjen e trupave” ishin një vepër për popullaritet. Ai tha atë që njerëzit donin të dëgjonin. Dhe ky urdhër për të braktisur sulmin në Azovstal ( dy orë pasi Kadyrov premtoi do të “mbarojë sot”) është dëshmi se nuk ka mbështetje masive për luftë në shoqëri. Po ashtu nuk është shumë e qartë se kujt I drejtohet thirrja “duhet të mendoni”-ushtarakëve të cilët e informuan gabimisht për gjendjen e zhvillimeve në Ukrainë ose vetë ai ka vërejtur se ende nuk mund të arrijnë caqet e dëshiruara pasi vëllezërit ukrainas janë të gatshëm ti rezistojnë.
Biseda në tajgë për forcën e ushtrisë ruse dhe pushtimin pesë-ditor të Ukrainës doli të ishte një bllof. Por tani Putin ka nevojë për “sukses”. Gjithsesi, ai do ta largojë Shoigun më vonë. Ekziston gjithashtu një version që Putini, pasi anuloi sulmin në uzinë, do takim të drejtpërdrejtë me Zelensky. Kjo sepse ky i fundit qysh me 17 prill kishte paralajmëruar se nëse vriten të gjithë njerëzit në uzinën Azovstal, bisedime nuk do të ketë.
Zëvendëskomandanti i Qarkut Ushtarak Qendror njoftoi mundësinë që forcat e armatosura ruse të Rusisë të marrin një tjetër dalje në Transnistria, ku “ka fakte të shtypjes së popullatës rusishtfolëse”. Një argument pak i çuditshëm. Trupat ruse janë të vendosura në Transnistri. Dhe Transnistria, deri vonë, konsiderohej si një simbol i luftës për botën ruse, ku (si ndryshe nga Moldavia) popullsia rusisht-folëse nuk është e shtypur, por e kundërta. Edhe qëllimet e luftës vazhdojnë të ndryshojnë. Në fillim ishte “denazifikimi” dhe “çmilitarizimi” i Ukrainës, çlirimi i saj nga “nazistët dhe benderitët”. Pastaj ata vendosën se ishte e nevojshme “çlirimi i Donbass”. Pastaj Lavrov tha se qëllimi ishte “t’i jepet fund hegjemonisë së SHBA”!. Dhe tani, një qëllim i ri i “operacionit special” është shpallur: “Gjatë fazës së dytë të operacionit special, ushtria ruse planifikon të vendosë kontroll të plotë mbi Donbass dhe Ukrainën jugore, për të siguruar një korridor për në Krime” tha zëvendëskomandanti i Qarkut Qendror Ushtarak. Ky është vetëm një korridor për në Krime. Një korridor i mbushur me kufoma. /I.K/
