Pushteti fajëson Serbinë për mosarritjen e një zgjidhjeje, opozita kritikon qeverinë që çështjen e dinarit e dërgoi në Bruksel

Mospajtimet e palëve rreth propozimeve për dinarin, kanë lënë të pazgjidhur këtë çështje, e cila pritet të diskutohet sërish në Bruksel, ndonëse BE-ja ende nuk ka caktuar një datë të takimit të radhës në nivel kryengociatorësh.

Për situatën e krijuar me dinarin partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, fajëson Serbinë. Deputeti, Adnan Rrustemi, thotë se Kosova është konstruktive dhe e qartë në qëndrimin e saj që e vetmja valutë në treg të jetë euroja.

“Qëndrimi i institucioneve të Kosovës është i qartë në jemi konstruktiv në këtë proces por nuk po diskutohet e dialogohet për rregullore të BQK-së  as çështja e dinarit po diskutohen modalitetet për t’u mundësuar financimi.. thjesht po shihen modalitetet por është pala serbe që nuk është as e interesuar as konstruktive madje po e refuzon edhe propozimin e Lajcakut . do të vazhdojë se zbatuari rregullorja e BQK-së. Në Kosovë s’mund të përdoren më shumë se një valutë thjesht mund të diskutohet si do të alokohen ato mjete për këto kategori. Zgjidhja e kërkon pajtimin e të dyja palëve, Kosova e ka bërë të qartë qëndrimin, ka dhënë opsionet edhe BE-ja ka ndarë vlerësimin pozitiv por është Serbia po refuzon, ajo nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet. Unë uroj të ketë një pajtueshmëri në takimin e radhës por s’mund të garantoj sepse kjo si takon Kosovës, Kosova po paraqet qëndrimin e saj dhe po mbron interesat e saj”, tha Rrustemi.

Partitë opozitare ndërkaq kritikojnë qeverinë që çështjen e dinarit e ka bërë temë të dialogut me Serbinë. Deputeti i PDK-së, Rashti Qalaj, nuk pret zgjidhje të shpejtë për këtë çështje.

“Besoj se edhe çështja  e dërgimit të dianrit në Bruskel është e gabuar është bërë temë e cila nuk do të zgjidhet në një të ardhme të afërt do të ketë bisedme dhe kjo do ketë ldhje të ngusht më cështjen e asociaconit”.

Skeptik për arritjen e një zgjidhjeje për dinarin në takimin e ardhshëm të kryegeociatorëve, shprehet edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Sipas tij, përfshirja e dinarit në dialogun me Serbinë i ka bërë dëm Kosovës.

“Nuk pres asgjë nga kjo qeveri, nga kjo qeveri në dialog shoh vetëm dëme përfshire edhe për cështjen e dinarit, e  panevojshme si temë për  t’u diskutuar atje, çështje krejtësisht e brendshme. Nuk kam prit e as nuk pres zgjidhje,  dëmi që I është shkaktuar Kosovës është I madh… vetëm që Kosova ka pranuar ta diskutojë atjë për dinarin dhe çfarë marrëveshje që do të arrihet dëmi do të jetë dy shifshim”.

Kritikave të opozitës për përfshirje të çështjes së dinarit në procesin e dialogut, u përgjigjet deputeti, Rrustemi.

Bashkimi Evropian u ka bërë të dyja palëve që të pranojnë propozimin për dinarin të ndërmjetësit, Miroslav Lajcak , duke pritur që takimi radhës të jetë rast rasti final për zgjidhje.

Go to TOP