Terziç: Krenari të dërgojë Borussian në finale

Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terziç, është shprehur tejet i lumtur që skuadra e tij është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

‘Milionerët’ të martën mbrëma mposhtën PSG është në ndeshjen kthyese të garës më të madhe evropiane, duke prekur finalen e kësaj gare magjike.

“Do të më duhet kohë për të kuptuar se ku kemi arritur. Për mua është çlirim. Gëzim dhe krenari e pastër të dërgoj Borussian në finalen e kësaj garë”, ka thënë Terziç.

Dortmund në finalen do të përballet me fituesin e ndeshjes Real Madrid-Bayern Munich, ndeshje kjo që luhet sonte prej orës 21:00.

Go to TOP