Punimet shembën dheun e një shtëpie përreth, arrestohet pronari i firmës

Të shtunën në Prishtinë një person ka raportuar se shtëpia e tij është vënë në rrezik nga dheu i shembur në oborr.

Shembja e dheut ka ardhur s pasojë e disa punimeve në afërsi të cilat po kryheshin nga një firmë private, gjë që ka çuar në arrestimin e pronarit të firmës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dheu i oborrit ka filluar të shembet dhe i është rrezikuar rrëzimi i shtëpisë së tij, për arsye të disa punimeve që ishin duke u kryer nga një firmë private. Pronari i firmës i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Go to TOP