Osmani: Turqia aleat i madh i popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadiru, kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani në një postim në facebook ka shkruar se dy vendet tona do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin.

“E lumtur të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Erdogan dhe t’i uroj atij dhe Zonjës së Parë dhe popullit të Turqisë të vazhdoi suksesin dhe prosperitetin. Ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin me Turqinë, një aleat të madh të popullit të Kosovës. Urime zoti President!”, ka shkruar Osmani.

Gjatë ceremonisë, Osmani ka shtuar se  me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët. /Kosova.info/

Go to TOP