Publikohen pamjet, i riu u rrah dhe u qëllua me armë zjarri në Prishtinë

Incidentit që ndodhi sot në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person dyshohet se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës.

Ky i fundit u sulmua dhe u qëllua me armë zjarri nga të dyshuarit, të cilët akoma nuk janë identifikuar.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, tha për Telegrafin Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ahmeti theksoi se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Ndërkohë Sinjali ka publikuar pamjet se si ndodhi rasti. Aty shihet se si u riu u rrah dhe me pas u qëllua me armë zjarri.

Në vendin ku ndodhi ngjarja, zyrtarët policorë kanë gjetur rreth 5 gëzhoja, që dyshohet se janë të armës që u përdor.

Go to TOP