PSG bën ofertë zyrtare për Gianluca Scamaccan

Paris Saint Germain synon ta përforcojë repartin ofensivë gjatë afatit kalimtar të verës për edicionin e ri.

Njëri nga objektivat kryesor të parisienëve është sulmuesi italian Gianluca Scamacca që ka shkëlqyer edicionin e fundit në Serie A me fanellën e Sassuolos.

23-vjeçari zhvilloi 36 ndeshje në Serie A ku e mbylli sezonin me 16 gola të shënuar duke e rritur ndjeshëm edhe çmimin e tij.

Kryeqytetasit francez tanimë kanë bërë një hap para për transferimin e italianit duke bërë ofertë zyrtare në drejtim të Sassuolos.

Sky sport ka raportuar se kampioni në fuqi i Francës ka bërë ofertë zyrtare prej 30 milionë eurove plus pesë milionë të tjera bonuse.

Megjithatë kjo ofertë nuk e ka kënaqur Sassuolon që po pretendon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e reprezentuesit italian.

Gjithsesi negociatat mes dy klubeve pritet të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme, derisa vet lojtari i ka dhënë një përgjigje pozitive drejtuesve parisienë për transferimin në Parc de Princes.

Go to TOP