“Pse të mos e marrim vesh kush janë sekserët e gazetarisë?!”, Milaim Zeka e lëshon gojën keq

Analisti Milaim Zeka ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me skandalin e publikimit të pagave, targave të makinave dhe numrave të telefonit të mijëra qytetarëve shqiptarë.

Nisur nga eksperienca e tij në Suedi, Milaim Zeka shprehet se skandali i vetëm në gjithë këtë zhurmënaje është publikimi i të dhanëve të kartës së identitetit (ID), ndërsa gjithë të tjerat nuk cenojnë askënd. Jo vetëm kaq, po Zeka shkruan se me këto publikime arritëm të mësojmë kush janë fytyrat e vërteta të disa gazetarëve që ‘lëpihen’ pas politikanëve për përfitimet e veta personale.

Postimi i plotë:

Vetem zbulimi i numrave personal eshte skandal, asgje tjeter

Zbulimi i numerave personal eshte nje skandal, qe duhet te hetohet. Kjo pjesa tjeter, ku jane te perfshira pagat, apo numerat e telefonit, apo targat e makinave, nuk paraqet asnje sekret, asnje zbulim.

Ne vendet perendimore, te pakten ne Suedi, perpos kater shifrave te fundit te nr personal, çdo informacion tjeter munde ta marresh permes nje adrese ëebi.

Pse te mos e dine qytetaret shqipetar se kush jane sekseret e drejtesise? Pse mos ta dime se kush jane sekseret e gazetarise? Pse te mos e marrim vesh se cilet gazetar e analiste bejne gara ne mes vete se kush prej tyre i pari do ja marre ne goje X politikanit te pozites, apo opozites? Pse te mos e dije opinioni mbareshqipetar se kush jemi analist, e kush prej nesh eshte analthithes?!

Pse te mos dihet se cilet gazetar, analist e opinionist jane shantazhues e gjobvenes te politikes dhe biznesit?! Keta, jo vetem e kane shkaterru gazetarine, po na kane penguar ne misionin tone te shenjte qe eshte informimi i drejte i publikut.

Per krejte keto fenomene kam folur qe 20 vite. Kam 20 vite qe them se bota shqipetare (gjitha trojet) ka pak gazetar, e shume mercenar.

Nuk jane hapur media per informim, po per shantazhim. Kisha mesuar ne Suedi qe gazetari i mire e bene nje politikan te qendroje vetem ne njeren kembe, kur erdha ne Kosove e Shqiperi e mesova qe gazetarit te mire i thyhet boshti kurrizor nga rraca e gazetareve pakurrizor, kurse politikanet o te perndjekin permes prokuroreve kriminel, o tentojne edhe te te vrasin.

Per fatin e zi te kombit shqipetar deri me sot nuk kam pa ndonje politikan qe bene perjashtim ne menyren se si don me i perdhunu mediat. Mjafton me marre shembull Albin Kurtin, i cili sa ishte ne opozite kritikonte nderhyrjen e politikes ne media, sidomos ne tv publik, tash po bene akoma me zi, ne menyren se si po don me shkaterru kete medium. Njesoj eshte ne Shqiperi.

Go to TOP