Pse lulet si Dua Lipa çelin vetëm jashtë?

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Në këtë frymë të Sunny Hill dhe Dua Lipa, mirë është, përpos që me qenë krenar, edhe me reflektu. Me u bë pak vetë-kritik pozitivisht. Me bë pyetje, me mendu, e me vlerësu.

Pyetja kryesore mundet me qenë çka kishte me ndodhë me Dua Lipa sikur të kishte jetu në Kosovë? Sa kishte pas mundësi kjo artiste me bë diçka e me u zhvillu fillimisht e pastaj me depërtu globalisht prej Kosovës?

E nëse përgjigja është që ‘me siguri nuk kishte arritë këtë sukses’ atëherë pyetja tjetër është ‘sa Dua Lipa tjera i kemi aktualisht në Kosovë?’ e që nuk kanë mundësi dhe gjasa?

Pse lulet tona po qelin kaq mirë në kopshte të huaja por jo tek ne? Këto janë pyetje valide dhe ne nuk duhet me leju një moment si ky me shku pa mësu e pa bë pyetje. Kjo për shkak se më shpejt mundemi me ardhë tek përgjigjet e duhura, por edhe me i identifiku sfidat tona dhe çka kishim mujt me bë me i ndryshu.

Nuk është vetëm Dua Lipa por edhe Rita Ora e Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Kemi një situatë strukturale kur lulet e filizat që po na rriten në kopshtin tonë nuk po qelin e lulëzojnë sikur ato që janë jashtë.

E çka mundemi me bë, a ka diçka që mësojmë nga kjo? E që e aplikojmë që me ndryshu për të mirë? Me ndreq kopshtin tonë. Apo kjo është shumë diçka me kërku e pyet, ndoshta.


Go to TOP