PSD me aksion te zyrat e ZRRE-së, kërkojnë dorëheqjen e bordit
Aktivistë të PSD-së sot kanë realizuar një aksion simbolik në hapësirat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pasi Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën e tyre në lidhje me vendimin për shtrenjtim të tarifave të rrymës.
PSD kanë mbushur hapësirat e ZRRE-së me mbishkrimet “dorëheqje” duke kërkuar kështu dorëheqjen e bordit të kësaj ndërmarrje.
“Sot, ZRrE-së ia përkujtuam që shkelja e ligjit bart pasojat e veta. Dorëheqja është veprimi që do të duhej të ndërmirret. Ndryshe do të duhet të pasojë shkarkimi. E nëse as ky nuk vjen, skandali i rritjes së çmimit të rrymës përfshinë akterët kryesor qeveritar, nga kryeministri e ministrat, e deri tek zyrtarët e ZRrE-së. Çmimi i energjisë elektrike, qysh prej shkurtit, është bërë i papërballueshëm për qytetarët. Ai ishte e padrejtë dhe i paligjshëm sepse përgjatë gjithë këtyre muajve, Kosova më shumë ka eksportuar energji sesa që ka importuar, e ne kemi vazhduar të paguajmë tarifa më të shtrenjta anipse të gjithë energjinë e ka prodhuar KEK-u pa e rritur çmimin e shitjes. Edhe në këto kohëra të konsumit të ulët të energjisë, vendimi i paligjshëm, i rrëzuar nga Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, vazhdon të na faturoj më shtrenjtë”, thuhet në komunikatën e PSD-së.
PSD thotë se subvencionimi prej 100 milionë I qeverisë për KEDS mbetet nën hije.
“Në ndërkohë, subvencionimi prej 100 milionë eurosh që qeveria i ka bërë KEDS-it vazhdon të mbetet nën hije. Nuk e dijmë as sa janë japë as kur as si. E dijmë vetëm që KEDS nuk e ka humbur fitimin e kjo i ka kushtuar qytetarëve të këtij vendi. Dorëheqja është akti më i pakët në këtë plaçkitje ordinere”, thuhet në komunikatë.
Comments