Protestuesit nisen drejt Qeverisë

Ka filluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.

“Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Paga mjerane, fatura evropiane” janë disa nga parullat në protestë.

“Albin rrenci” është thirrja që po dëgjohet më së shumti nga qytetarët pjesëmarrës në protestë.

Protestuesit tashmë janë nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, ku edhe pritet të mbahen fjalimet kryesore të protestës. 

Go to TOP