Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Lotaria e Kosovës ka paralajmëruar protestë për sot në orën 11:00, në shenjë pakënaqësie për mos plotësimin e kërkesave.

Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

“Përkundër premtimeve se do të fillojnë përgatitjet për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe se një gjë e tillë do të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe të dërgohet në Kuvend për miratim, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Lotaria e Kosovës është shoqëri aksionare, ku aksionare e vetme e saj është Qeveria e Kosovës./KP

Go to TOP