Protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë nga Gjykata Kushtetuese

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte për herë të dytë mban protestë pasi Gjykata Kushtetuese i shfuqizoi emrat e disa rrugëve dhe sheshit të Tetovës, për të cilat u mor në vitin 2007.

Marshi protestues nga ora 20:00 bëhet nga sheshi i qytetit deri te komuna.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emërimet e rrugëve në Tetovë është ngjarja që mobilizon këtë reagim qytetar, por shqetësimi i qytetarëve është shumë më i gjerë. Për një periudhë të gjatë është krijuar bindja se po zhvillohet një proces i vazhdueshëm i dobësimit të mekanizmave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. Çdo zhvillim i veçantë ka shtuar pasigurinë; të marra së bashku, ato krijojnë një pamje që kërkon reagim qytetar”, thuhet në reagim të BDI-së.

BDI doli në protestë edhe më 26 qershor.

Gjykata Kushtetuese më 17 qershor 2026 e shfuqizoi vendimin e Këshillit Komunal të vitit 2007 me të cilin sheshi i qytetit dhe shtatë rrugë morën emra në gjuhën shqipe, ndërsa tri rrugë u riemërtuan në maqedonisht. /Kosova.info/


Go to TOP