Protestë në Prishtinë për mos votim të projektligjit për fertilizim

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” kanë protestuar sot si pakënaqësi ndaj mos votimit të projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar në Kuvendin e Kosovës.

Me pankarta si “Deputetët/et s’kanë mandat me i cënu trupat tanë”, “A e prish familjen IVF në spitale private?” ato kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj deputetëve.

Madje ato kanë kërkuar edhe shkarkimin e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje me mbishkrimin “Shkarkojeni Duda Baljen!”.

Përfaqësueset e organizatave feministe kanë përmendur edhe emra të deputetëve të tjerë të cilët kanë kundërshtuar këtë projektligj.

Go to TOP