Protestë në Mamushë për mungesë të energjisë elektrike

Banorët e Mamushës kanë bllokuar rrugën Piranë–Suharekë në shenjë proteste për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, të cilat po vazhdojnë tash e një javë.

Protestuesit thanë se edhe natën e Vitit të Ri e kanë kaluar pa energji elektrike, duke theksuar se kjo situatë u ka shkaktuar vështirësi të mëdha në jetën e përditshme.

Në emër të protestuesve, Nahit Bütüç u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të ndërhyjnë sa më parë dhe të gjejnë një zgjidhje për problemin e furnizimit me energji elektrike.

Banorët kërkuan reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk do të ndalen së kërkuari të drejtat e tyre derisa situata të normalizohet.


Go to TOP