Protestat e rusëve nuk u ndalën as në “Ditën e Fitores” në Rusi

Rusia ka shënuar përvjetorin, “Dita e Fitores” me paradë ushtarake në qendër të kryeqytetit, Moskës.

Pos parakalimit të njësive ushtarake dhe fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin, gjithçka ishte e zbehtë për dallim prej viteve të tjera.

Gjithashtu ka pasur edhe qytetarë rusë që kanë protestuar kundër agresionit në shtetin e Ukrainës.

https://twitter.com/KevinRothrock/status/1523653404442370048?s=20&t=SFsaPU3yNZ5n5e0lcmc3Zg

“Në një paradë të Regjimentit të Pavdekshëm jashtë Moskës sot, policia nxori një grua nga turma dhe e arrestoi pasi mbante një tabelë me mbishkrimin ‘Ai nuk donte të përsëriste [luftën]! Ai luftoi për paqen!’”, ka shkruar në Twitter, Kevin Rothrock, redaktor i mediumit rus Meduza teksa tregon se gruaja kujtonte gjyshin e saj të ndjerë.

Theksojmë se mediat ndërkombëtare kishin raportuar për ditë të tëra rreth një parade madhështore që po organizon Rusia, e cila do të mbahej edhe në disa qytete ukrainase, por që në fund nuk u realizua.

Ndryshe, Putin përmes propagandës është munduar që të bind popullin se po korr fitore dhe se po i ndihmon bashkatdhetarët në Ukrainë.

https://twitter.com/KevinRothrock/status/1523654052101632000?s=20&t=2_7N1XHNFEvbAqVnRyIotQ
https://twitter.com/KevinRothrock/status/1523659066702147585?s=20&t=qYdGq8PrmR0CzSJXK5T_fQ
Go to TOP