Profesori universitar: Big Brother, nevojë e marrë shoqërore

Fillimin e Big Brother VIP Kosova dhe famën që mori ky realityshou, e ka komentuar edhe profesori i UP-së, Muhamet Hamiti.

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se kjo është një nevojë e marrë shoqërore.
“Big Brother gjithëkund. Pa investime të mëdha. Si nevojë e marrë shoqërore.

Edhe marrëzia ka promovues. Të talentuar madje, sepse kanë hesap prej saj.

Lavdi marrëzisë!” shkroi profesori.

Go to TOP