Procesi jotransparent, dështon zgjedhja e rektorit “gjakovar”
Këshilli Drejtues ka dështuar të zgjedhë rektorin për Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.
Në disa raunde anëtarët votuan, por asnjë nga 4 kandidatët nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme për këtë post, raporton Klan Kosova.
Këshilli vendosi që të mos i lejojë mediat të përcjellin procesin, derisa nuk pati as monitorues tjerë.
Sipas kryesueses së Këshillit, Majlinda Haxhikadrija, nesër pritet të hapet konkursi i ri i cili është i disati me radhë pas proceseve të dështuara.
Haxhikadrija në fillim sqaroi çështjen e futjes në listë të kandidatit Drilon Bunjaku, i cili sipas senatit nga komisioni është vlerësuar se nuk i plotëson kriteret, derisa në fund nuk komentoi ligjshmërinë e këtij vendimi.
Gjithë kjo situatë në këtë universitet vjen pas shkarkimit të ish-rektorit, Artan Nimani, në fund të vitit të kaluar.
