Prizrenasi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në fshatin Pejçiq të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Go to TOP