Prizren: Burri rrah një fëmijë nëntëvjeçar, ia thyen krahun

Mbrëmë një fëmijë është sulmuar fizikisht nga një burrë i panjohur.

Si rezultat nëntëvjeçari ka pësuar lëndime të rënda.

Atij i është thyer krahu.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Vogëlushi kishte qenë duke luajtur në rrugë, në momentin e sulmit.

Kështu tha për Klankosova.tv Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Me urdhër të prokurorit është hapur rast ” Lëndim I rëndë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga Stacioni Policor Prizren”, tha Bytyqi.

Ende nuk dihet arsyeja se pse burri e kishte sulmuar fëmijën

Go to TOP