Prishtinë: Dërgohet në mbajtje i dyshuari për posedim të narkotikëve
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar e llojit marihuanë me peshë rreth 8 gramë si dhe një thikë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
