I gjendet pistoletë me tre fishekë në shtëpi, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt
Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë.
Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
