Prishtinë: Arrestohet 21-vjeçari, ishte i dënuar me një vit burgim

Një person është arrestuar nga policia në Prishtinë.

21-vjeçari F.G, ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Kështu tha për Klankosova.tv Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci tha se personi në fjalë u dërgua në vuajtje të dënimit prej një viti.

“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, në një operacion të befasishëm që policia stacionit Veriu ndërmori sot në orët e mëngjesit, arriti të arrestojë personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati”, ka thënë Borovci.

Go to TOP