Prishtina nis riprogramimin e semaforëve për qarkullim më të shpejtë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar nisjen e riprogramimit të semaforëve në kryeqytet, një masë që synon lehtësimin e trafikut në orët e pikut dhe krijimin e një sistemi më efikas për vozitësit.

Sipas Ramës, ndryshimet kanë filluar nga Dardania deri te Bregu i Diellit dhe do të ndihmojnë në krijimin e një “vale të gjelbër” duke mundësuar një qarkullim më të shpejtë dhe më të rrjedhshëm.

“Kjo është vetëm faza e parë. Së shpejti do të sjellim ndryshime të tjera, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin tonë të mobilitetit, për ta bërë lëvizjen në kryeqytet edhe më të organizuar,” ka deklaruar Rama.

Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Prishtinës për përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe menaxhimin më të mirë të trafikut urban. /Kosova.info/


Go to TOP