“Prishtina në dorën tënde” i bashkohet Vetëvendosjes në garën për kryeqytetin

Lëvizja Vetëvendosje, për balotazhin e 9 nëntorit, është dakorduar për bashkëpunim me listën “Prishtina në dorën tënde”, e cila në raundin e parë garoi me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Agim Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

“Rrugëtimit tonë drejt fitores së 9 nëntorit, i bashkohet edhe lëvizja qytetare “Prishtina në dorën tënde”. Në takimin me listën dhe kandidatin Agim Krasniqi, u dakorduam për bashkëpunimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe listës “Prishtina në dorën tënde” për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Prishtinës”.

Go to TOP