Prishtina ndan rrugët me mesfushorin Gentrit Salihu

Prishtina ka ndarë rrugët me mesfushorin Gentrit Salihun.

22-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës në dy vitet e fundit, teksa ka ndërprerë kontratën me marrëveshje me klubin.

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Salihu ka pasur 35 ndeshje zyrtare ku ka shënuar edhe një gol dhe ka dhuruar dy asistime.

Go to TOP